Prifti mban kungimin dhe u jep besimtarëve të njëjtën lugë

Këtë të diel u publikua fotoja e një prifti ortodoks në qytetin Cluj, Rumani, i cili përdorte të njëjtën lugë për t’u shërbyer besimtarëve të cilët mbanin radhën, duke formuar një rresht të gjatë. Këto pamje janë tradicionale por kur vazhduan edhe një ditë pasi qeveria vendosi kufizimet e qarkullimit, veprimi u kritikua në masë. Me miliona rumunë ndërprisnin përditshmërinë dhe mbylleshin në shtëpi për të mos lejuar përhapjen e coronavirusit, prifti dukej se po bënte të kundërtën. Kisha Ortodokse Rumune publikoi një sërë masash të jashtëzakonshme që duhen ndjekur gjatë situatës së coronavirusit. Njoftimi i tyre u publikua që më 28 shkurt, por përdorimi i një luge personale gjatë ceremonisë së kungimit nuk ishte përcaktuar në njoftim.

 

SHKARKO APP