Princi Saudit orgji me tri gra, akuzohet për abuzim
Nuk e dimë nëse këtë e përmban Kurani, por në SHBA përbën vepër penale… Princi saudit Majed Abdulaziz Al-Saud, akuzohet për abuzimin e tri grave të cilat i kishte torturuar brutalisht në një orgji tre-ditore në një rezidencë luksoze në Los Anxhelos.
Sipas medieve të huaja, policia në Beverly Hills u njoftua të ndërhynte të mërkurën e kaluar, pak para orës 13.00, në një vilë me vlerë 37 milionë dollarë ku kishin gjetur një grua të përgjakur duke ulëritur.
Shkaku i dhimbjeve dhe arsyeja e cila gruaja ishte gjakosur ishte pikërisht se ajo ishte përpjekur të ikte, duke kapërcyer një gardh të lartë.
Policia kishte bastisur shtëpinë dhe arrestuar Princin Al-Saud, duke e akuzuar atë se kishte detyruar njërën nga shërbyeset që të kryente seks oral.
Detektivët kanë përshkruar atmosferën duke thënë se, edhe disa gra të tjera në vilë, gjithashtu shërbyese, janë ankuar me trajtimin e keq që iu është bërë nga anëtarët e familjes mbretërore saudite.
Këto gra kanë filluar procedurat private kundër princit, duke e përshkruar sjelljen e tij si ekstreme, të pështirë dhe tërësisht të papërshtatshme.
Të enjten, princi, pasi ka paguar një garanci prej 300 mijë dollarësh, është liruar për t’u gjykuar në gjendje të lirë. Thuhet se Al Saud nuk ka imunitet diplomatik.