Prindërit nga Siria i vënë emrin vajzës, Angela Merkel
Ka ardhur në jetë një Angela Merkel e re, vetëm 3300 gram dhe 55 centimetra e gjatë, foshnja e vogël nga Siria ka marrë këtë emër. Nëna ishte shtatzënë në kohën kur ajo së bashku me bashkëshortin e saj Mamon Alhamza nga veriu i Sirisë, ikën nga luftimet mes Isis dhe kurdëve, dhe gjetën strehim në Gjermani.
Në mirënjohje të mikpritjes, prindërit i kanë vënë fëmijës së tyre të parë emrin e Kancelares.
Zyra e Gjendjes Civile nuk ka nxjerrë shqetësime, për sa i përket emrit dhe e kanë regjistruar. Stacioni i parë për familjet e refugjatëve që vijnë në Gjermani është streha emergjente në ish spitalin Shën Barbara në Neumühl. Më 27 dhjetor, ka lindur dhe Angela e vogël. Vajza erdhi në jetë me prerjeje cezariane.
Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga e “madhja” Angela Merkel. Foshnja nga Siria është tashmë emri i dyti i njohur si Angela Merkel.
Derwesten/R.Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

