Prindërit nisen për pushime dhe harrojnë fëmijën 7 vjeç në rrugë

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Itali, ku prindërit janë nisur me pushime dhe kanë harruar në rrugë djalin e tyre 7-vjeçar. Në fakt e gjitha ka ndodhur pasi në momentin që prindërit do të niseshin, njëri me kamper dhe gruaja me makinë personale, çifti ka debatuar me njëri-tjetrin.

Djali që ishte në kamperin e babait dhe zbriti nga aty me qëllimin për të shkuar të nëna, por kjo e fundit ishte nisur vetëm pak sekonda më parë. Pra nëna mendonte se djali është me babanë dhe ky i fundit mendonte se ishte me nënën.

Fëmija ka qenë i vetëm në rrugë dhe ia ka nisur të qajë. Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë dhe ndaj tyre është bërë kallëzim në prokurori.

Duket pak a shume si skenë e filmit “I vetmi në shtëpi”, mirëpo kësaj here “aventura” e djalit nuk ishte aq fantastike sa e Kevin.

SHKARKO APP