Prioritet Ukraina, harrohen krizat humanitare globale

Buxhetet për ndihmën humanitare po përballen me shkurtime të ndjeshme në disa nga vendet kryesore donatore evropiane, si Suedia dhe Gjermania, të cilat po i japin përparësi mbështetjes për Ukrainën dhe rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen ushtarake. Ekspertët paralajmërojnë se ky orientim i ri po rrezikon seriozisht vendet në zhvillim dhe po ndryshon thelbin e ndihmës humanitare në Evropë.

Sipas të dhënave zyrtare, Suedia ka njoftuar një ulje prej rreth 70 milionë eurosh të ndihmës për vende si Mozambiku, Zimbabveja, Liberia, Tanzania dhe Bolivia. Ndërkohë, Gjermania ka parashikuar për vitin 2026 një buxhet humanitar prej 1.05 miliardë eurosh, më pak se gjysma e shumës së alokuar një vit më parë, duke e fokusuar ndihmën kryesisht në kriza që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në Evropë.

Edhe vende të tjera evropiane po ndjekin të njëjtën linjë. Franca ka paralajmëruar uljen e ndihmës për ushqim me rreth 60%, ndërsa njëkohësisht ka rritur shpenzimet për mbrojtjen me 6.7 miliardë euro. Norvegjia, megjithëse ka shtuar ndihmën për Ukrainën, ka reduktuar ndjeshëm fondet për Afrikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizatat humanitare dhe ekspertët e zhvillimit theksojnë se këto shkurtime po destabilizojnë sistemet lokale dhe po rrezikojnë të fshijnë përparimin e arritur ndër vite në fusha kyçe si arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja e fëmijëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata është veçanërisht kritike në Mozambik, ku konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore kanë zhvendosur mbi 300 mijë persona. Për vitin 2025, vetëm 31 milionë dollarë ndihmë kanë mbërritur nga 222 milionë të nevojshme, duke bërë që shpërndarja e ushqimit të kryhet vetëm çdo dy muaj dhe të mbulojë vetëm 39% të nevojave kalorike.

Sipas organizatave humanitare, nëse ky trend vazhdon, viti 2026 mund të jetë jashtëzakonisht sfidues për vendet në zhvillim, me pasoja afatgjata për stabilitetin dhe mirëqenien e miliona njerëzve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?