Prisnin fundin e botës, familja u izolua për 9 vite

Për 9 vite mbetën të mbyllur në një kantinë duke pritur fundin e botës, që fatmirësisht nuk erdhi kurrë. Kështu ka jetuar një familje në një lokalitet në qendër të Holandës, derisa djali më i madh vendosi të largohej nga banesa duke zbuluar historinë e çuditshme në një lokal aty pranë.

Lajmi është shpërndarë me shpejtësi dhe ka ngjallur mjaft polemika. Policia bëri punën e saj duke gjetur në një pyll të Ruinerwold fermën ku qëndronte familja e përbërë nga 6 të rinj të moshës nga 18 deri në 25-vjeç dhe babai i tyre, i cili është arrestuar. Ata ishin mbajtur të izoluar për 9 vite dhe nuk kishin pasur asnjë kontakt me botën e jashtme, madje besonin se nuk kishte njerëz të tjerë në tokë.

“Ata u zhvendosën për në një strehë tjetër, ku mund të marrin përkujdesjen e duhur dhe të tregojnë historinë e tyre”, deklaroi Nathalie Schubart, zëdhënësja e policisë. Media të ndryshme holandeze raportojnë se policia në vendngjarje zbuloi shkallë të fshehura që të çonin në një dhomë të nëndheshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?