Pritet të vijnë 1 milion refugjatë
Të paktën 1 milion refugjatë të tjerë pritet të vijnë brenda këtij viti. Alarmin e ka dhënë shefi i Frontex, Fabrice Leggeri, i agjencisë së ruajtjes së kufijve të Europës.
Sipas tij fluksi i emigrantëve pritet të rritet në muajt në vazhdim. Ai madje thotë se prurjet e këtij viti do të jenë më të larta se ato të vitit të kauluar.
Shqetësimi i tij më i madh është kontrolli i dobët që bëhet në kufij. Ndërkohë shumë shtete kanë shprehur shqetësimin e tyre duke kërcënuar se nuk do të pranojnë refugjatë.
Austria ka vënë një kufi shumë të ulët i cili është kundërshtuar nga BE. Edhe Sllovenia, Hungaria dhe disa shtete të tjera janë kundër kuotave të shpërndarjes së emigrantëve.
Britania e Madhe gjithashtu ka shprehur shqetësimin e saj. Sipas Michael Gove, sekretari i Drejtësisë në Britaninë e Madhe politika e BE-së për imigracionin është “një mizerje”.
KOHA JONË SONDAZH

