Pro Rusisë, parlamenti “djeg” kryeministrin Imran Khan. Shkarkohet nga detyra
Imran Khan, kryeministri që shprehur mbështetjen për Rusinë në luftën që po zhvillohet në Ukrainë, është shkarkuar nga detyra pasi humbi një votë mosbesimi në parlamentin e vendit.
Votimi u mbajt pas mesnatës së të shtunës, në një mocion që u soll nga opozita për të larguar ish-kapitenin e ekipit kombëtar të kriketit nga pushteti.
Imran Khan është kryeministri i parë pakistanez që shkarkohet nga një votë mosbesimi. Partitë opozitare ishin në gjendje të siguronin 174 vota në dhomën prej 342 anëtarësh në mbështetje të mocionit të mosbesimit.