Probleme me avionin, Blinken ”ngec” në Paris

Avioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken përjetoi probleme mekanike teksa ndodhej në Paris këtë të mërkurë. Delegacioni i Blinkenit u detyrua të udhëtonte në rrugë tokësore nga kryeqyteti francez për në Bruksel, aty ku do të zhvillohet një takim i ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Ky është incidenti i dytë me avionin e Blinken, pasi në një udhëtim të mëparshëm në Evropë në janar, ai u ndal për pak kohë në Davos për shkak të një problemi të ngjashëm. Incidenti ndodhi kur Blinken i duhej të merrte pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Sekretari Amerikan i Shtetit dhe shoqëruesit asokohe u nisën me helikopter nga resorti zviceran.

Më pas ata hipën në Boeing 737 të konfiguruar posaçërisht, por u informuan se avioni u konsiderua i pasigurt për fluturim për shkak të një rrjedhje oksigjeni. Blinken u detyrua të ndërrojë avionin për t’u kthyer në Uashington. Një avion më i vogël u dërgua për ta marrë nga Zyrihu, ndërsa zyrtarët shoqërues dhe gazetarët u kthyen në një fluturim komercial.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?