Programi i Indisë për AIDS: Qeveria do të rindërtojë financim të plotë pas kritikave
Qeveria indiane është prononcuar se do të rivendosë financim të plotë për parandalimin dhe kontrollin e programit të vendit për HIV-AIDS. Pas administratës së udhëhequr nga Modi Narendra, në lidhje me shkurtimet e fondeve federale për nismën globale. India aktualisht ka 2.1 milion njerëz që jetojnë me HIV – popullsia e tretë me e madhe e njerëzve të infektuar me virusin në planet, pas Afrikës së Jugut dhe Nigerisë. Ky rezultat ka ardhur sipas një vlerësimi nga UNAIDS. "Ka pasur shqetësime në disa qarqe në lidhje me aftësinë e disa prej shteteve për të kontribuar pjesën e tyre në program.
Programi Kombëtar i Indisë për Kontrollin e AIDS (NACP) filloi në vitin 1992, dhe aktualisht është në fazën e tij të katërt. Në shkurt, qeveria Modi njoftoi se do të zvogëlojë fondet federale me një të pestën, dhe tha se qeveritë shtetërore duhet të mbushin boshllëkun. Megjithatë, vetëm disa muaj pas shpalljes, aktivistët e shëndetësisë pretenduan se shtetet ishin në keq-menaxhim të fondeve, të cilat nga ana tjetër po kërcënon furnizimin e kontraceptivëve falas. Kjo është një nismë e rëndësishme për parandalimin e rritjen të infeksioneve të reja nëpërmjet seksit të pasigurt, veçanërisht në mesin e të varfër.
Programi i Indisë AIDS ka marrë përgëzime globalisht. Ajo ka qenë e kredituar me reduktimin e vdekjeve që lidhen me AIDS në 67,000 në vitin 2015, nga rreth 150,000 në vitin 2007, një rënie prej mbi 55 për qind. Dhe sipas UNAIDS, 36 për qind e të rriturve indiane me virusin kanë qasje në terapinë antiretrovirale, e treta më e lartë në botë, pas Afrikës së Jugut dhe SHBA-së. Qeveria e Indisë është shumë serioze në këtë çështje. "Unë dua që çdo fëmijë i lindur në këtë vend të jetë i lirë nga AIDS ",tha Nadda.
Të dhënat e qeverisë treguan se India, ka regjistruar 86.000 mijë infeksione të reja me HIV në vitin 2015 , por kjo një rënie e konsiderueshme nga 128,000 mijë raste të regjistruara në vitin 2007. "Vlerësimet tregojnë se, ndërsa është bërë progres i rëndësishëm në ndalimin dhe përmbysjen e epidemisë, sfidat mbeten ende për t'u adresuar përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe me një trysni të re. NS Kang, sekretar dhe drejtor i përgjithshëm në Organizatën Kombëtare të Kontrollit të AIDS, tha në një deklaratë. "Unë shpresoj se gjetjet e këtyre vlerësimeve të reja me HIV, do të veprojë si një shkas për fillimin e diskutime se si India mund të ndërtojë mbi arritjet e vendit, të zgjidhin progresin e udhës për t'i dhënë fund epidemisë".
Burimi: International Business Times
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

