Projekt për vende të reja pune në rajon

Bruksel 16 mars 2016- Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Këshilli Bashkëpunimit Rajonal, do të krijojnë një platformë për çështjet sociale dhe punësimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Projekti që financohet nga Komisioni Europian u firmos sot në Bruksel.

Projekti që do të zbatohet në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni do të forcojë bashkëpunimin rajonal, kapacitetet institucionale dhe administrative të punonjësve dhe punëdhënësve dhe do t’i ndihmojë ata për reformuar politikat sociale.

Sekretari Përgjithshëm i KBR, Goran Svilanovic tha se ky bashkëpunim do të forcojë kapacitetet e administratës publike dhe do të përmirësojë politikat e punësimit dhe ato sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti do të zgjasë 36 muaj dhe do ta ketë qendrën në Sarajevë. Projekti parasheh takime rajonale, bilaterale, virtuale dhe zhvillimin e mjeteve të reja të informimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?