Prokurori i Teksasit kërkon dënim me vdekje për autorin e masakrës së El Pasos

Autoritetet e Teksasit njoftuan sot se do të propozojnë dënimin me vdekje për autorin sulmit të armatosur të El Pasos, i cili vrau 20 persona dhe plagosi 26 të tjerë të shtunën në qendër të qytetit.

“Shteti do të propozojë kategorinë e fundit të dënimeve, do të kërkojmë dënimin me vdekje, “theksoi gjatë një konference për shtyp Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Jaime Esparza.

Të shtënat filluan të shtunën paradite sipas kohës lokale në Ëalmart dhe në një zonë ku ndodhet një qendër shitblerjeje e njohur si Cielo Vista Mall. Një 21 vjeçar i bardhë u arrestua aty ku sulmi u zhvillua në qytetin El Paso, afër kufirit SHBA-Meksikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I riu, i quajtur nga media amerikane si Patrick Crusius, jetonte në Allen, në zonën e Dallas, rreth 1,046 km në lindje të El Paso. Ai do të përballet me akuzat për krim të urrejtjes dhe vrasje me armë zjarri për të cilat parashikohet dënim me vdekje.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?