FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Propozimi i SHBA-së për paqen, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit: Jo negociata me shantazhe dhe presione

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, thotë se propozimi i Amerikës është ende në shqyrtim nga autoritetet iraniane.

Për të plani amerikan po analizohet dhe, pasi të përfundojë ky proces, Irani do t’i komunikojë qëndrimet e tij përmes kanaleve diplomatike, përfshirë palën pakistaneze.

Baghaei nënvizoi se koncepti i negociatave kërkon përpjekje të sinqerta për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe duhet të bazohet në “besim të mirë”. Sipas tij, negociatat nuk mund të zhvillohen në kushte presioni, imponimi, mashtrimi apo shantazhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa media iraniane kanë pretenduar se, pas asaj që e cilësojnë si dështim të “Projektit Liri” të presidentit amerikan, media në SHBA po përpiqet të devijojë vëmendjen përmes publikimit të spekulimeve dhe lajmeve të rreme në favor të administratës amerikane dhe Donald Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?