Prostituta shqiptare habit italianët, kthen portofolin e gjetur

Historia e prostitutës shqiptare 22-vjeçare në Itali që dorëzoi portofolin në polici ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave.

Një grua 32 vjeçare humbi portofolin e tij me 150 euro dhe me dokumente në një pikë karburanti në Binasco të Milanos. Mëngjesin tjetër, ajo shkoi në polici për të ndjekur procedurën e ankesës, por çuditërisht u përball aty me një surprizë.

Karabinierët në Binasco, i thanë se portofoli me paratë dhe dokumentet ishte dorëzuar aty nga një prostitutë 22 vjeçare shqiptare që praktikon në atë rrugë provinciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Historia nuk përfundoi këtu. 32-vjeçarja italiane e takoi shqiptaren për t’i dhuruar diçka për gjestin e mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë bisedës, vajza shqiptare i kishte thënë: “Unë nuk e kam zgjedhur për ta bërë këtë punë, jam e detyruar të qëndroj në rrugë. Kur pashë portofolin, e mora fshehur sepse pata frikë se mos më shikonte njeri dhe ma merrte e hidhte edhe dokumentet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?