Protesta anti-qeveritare në Varshavë, shteti kontroll mbi mediat
Dhjetëra mijëra njerëz dolën gjatë ditës së sotme në rrugët e Varshavës për të protestuar kundër qeverisë polake. Lajmi bëhet i ditur nga BBC, ku thuhet ndër të tjera se protestuesit janë shprehur se konservatorët që qeverisin vendin po drejtojnë një administratë jodemokratike që shkel vlerat Europiane.
Një protestë kundër ndërhyrjeve të BE-së, e nxitur nga partia Ligj dhe Drejtësi e cila ka shprehur kritika ndaj Komisionit Europian në lidhje me reformën në Drejtësisë, mbikëqyrjen, dhe ligjet e mediave. Qeveria miratoi ndryshimet ligjore vitin e kaluar e cila ka ndryshuar mënyrën se si Gjykata Kushtetuese vepron.
Lind pyetja pse Polonia është e shqetësuar ndaj BE? Sipas BBC kjo ka ardhur pasi qeveria ka marrë kontrollin e mediave shtetërore. Kritikët kanë thënë se ndryshimet do të thotë se gjykata është tani në gjendje për të shqyrtuar legjislacionin e qeverisë, dhe kjo çështje ka shkaktuar protesta masive në Poloni.
Këshilli i Evropës thotë se ndryshimet e minojnë sundimin e ligjit dhe Komisioni Evropian ka nisur një hetim për ndryshimet në Gjykatën Kushtetuese dhe ligjet e mediave.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

