Protesta, boksieri profesionist sulmon policin (VIDEO)

Një burrë i veshur me të zeza dhe me fytyrë të zbuluar, sulmoi dhunshëm një polic të shtunën, në urën Leopold-Sedar-Senghor, që lidh portin e Solferinos me portin e Tuileries në Paris. Ai është identifikuar nga policia dhe rezulton të jetë një boksier profesionist francez.

Autori i dyshuar është identifikuar nga shërbimet e Drejtorisë Operacionale të Shërbimeve Teknike dhe Logjistike (Dostl). Megjithatë, ende nuk bëhet me dije emri i personit për shkak të hetimeve në vijim. Ai është një boksier profesionist, kampion i peshave të rënda në Francë.

Të shtunën pasdite, sulmuesi i dyshuar ishte pranë protestuesve jelekverdhë, por nuk mbante veshur jelek ose ndonjë simbol që i përkiste protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?