Protesta e opozitës në Maqedoni, eurodeputetët: Do shkojmë edhe ne

Deputetë të Parlamentit Evropian do të marrin pjesë në protestën e 17 majit të caktuar nga ana e opozitës maqedonase në shenjë proteste për rrëzimin e qeverisjes aktuale.

Richard Howitt eurodeputeti britanik nga Socialdemokratët Evropianë do të jetë i pranishëm në protestë së bashku me disa eurodeputetë të tjerë në përkrahje të popullit të Maqedonisë në betejën e tyre për demokraci dhe qeverisje transparente. Howitt është njëri nga ndërmjetësit e PE­së në dialogun tashmë të dështuar midis VMRO­DPMNE dhe LSDM.

Pjesë e kësaj proteste edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili ka shkruar sot se do të jetë në Shkup për të përkrahur miqtë social­demokratë. “Në Shkup për të përkrahur miqtë social­demokratë. Solidaritet për të gjithë ata që kërkojnë demokraci”, thotë Fleckenstein, i cili ka shprehur edhe ngushëllime për familjet e viktimave në Kumanovë. “Ngushëllime për familjet e viktimave. Maqedonia ka nevojë për më shumë demokraci”, ka thënë ai. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?