Protesta e thirrur nga Vuçiç, mijëra serbë sfidojnë shiun dhe dalin në shesh

Mijëra serbë kanë sfiduar reshjet e shiut dhe u mblodhën në Beograd në protestën e thirrur nga presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili prej disa javësh është vënë në fokusin e sulmeve të opozitës.

Masakrat e fundit me armë zjarri, ku humbën jetën 18 persona, kanë bërë që opozita të drejtojë gishtin nga presidenti Vuçiç si përgjegjës për gjuhën e dhunës që shpërndan.

Në fillim të majit një nxënës shkollë vrau 9 fëmijë dhe një roje sigurie, teksa një ditë më vonë një 21 vjeçar ekzekutoi 8 persona të tjerë në rrethinat e Beogradit. Qeveria i mohon pretendimet e ngritura së fundmi nga opozita, duke e akuzuar atë se po përdor këto tragjedi të dhimbshme për motive politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?