Protesta kundër dhunës policore, përdoret gazi lotsjellës

Mijëra persona dolën për të protestuar në rrugët e kryeqytetit francez kundër dhunës së policisë, e cila u shfaq disa ditë më parë përmes një video, ku disa oficerë dhunuan një producent muzikor pasi nuk mbante maskë.

Protesta nisi e qetë për t’u tensionuar më vonë, pasi disa nga protestuesit u përplasën me policinë. Protestuesit përdorën sende të forta ndërsa policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Për videon e dhunës reagoi dhe presidenti Macron, ndërsa oficerët e përfshirë në ngjarje u pezulluan nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?