Protesta në SHBA kundër Trump: Ndërto ura dhe jo mure
Përveç ceremonive, inaugurimi i Donald Trump po pritet me protesta dhe jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në vende të tjera të botës.
Mijëra njerëz u mblodhën në Trump Tauer për të kundërshtuar presidencën e republikanit, mes tyre edhe personazhe të njohur të kinematografisë hollivudiane, si Michael Moore, Robert De Niro dhe Alec Baldwin.
Në qendër të kundërshtisë së protestuesve qëndrojnë deklaratat e bëra nga miliarderi gjatë fushatës si ato për emigrantët, gratë, murin me Meksikën dhe programin shëndetësor të njohur si Oabamcare.
Kundër Trump, ka protestuar edhe Londra. Një baner i madh ku shkruhej: “Ndërto ura dhe jo mure”, ishte vendosur në Tower Bridge të Londrës të premten, me qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj President të zgjedhur Donald Trump.
Protesta në Londër u organizua nga grupi me të njëjtin emër, “Ura jo Mure”, marre shkas nga deklarata e Trump për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën. Në protestën para parlamentit britanik, demonstruesit mbanin pankarta në duar ku shkruhej emigrantët janë të mirëpritur këtu dhe emigracioni është më i vjetër se vetë gjuha.
Rreth 200 aktivistë marshuan në drejtim të ambasadës amerikane në Manila të Filipineve duke djegur flamuj amerikan me imazhin e presidentit të zgjedhur Doald Trump. Protesta pritet të ketë edhe në Uashington gjatë mbajtjes së ceremonisë inauguruese të Trump.-Ora News