FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta të ashpra në Londër kundër masave, arrestohen 18 persona

Tetëmbëdhjetë persona janë arrestuar në një protestë në qendër të Londrës kundër kufizimeve për koronavirusin.

Turma të mëdha u mblodhën jashtë Pallatit Buckingham, ku ishte vendosur policia, përpara se të kalonin në Sheshin Trafalgar.

Disa protestues mbanin pankarta që kërkonin “liri” dhe t’i jepnin fund “tiranisë” së kufizimeve të Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia Metropolitane tha se turmat ishin shpërndarë por i nxiti njerëzit të vazhdojnë distancimin shoqëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kishte disa përçarje në Urën Westminster ndërsa oficerët u përpoqën të ndalonin demonstruesit. Forca tha se tre oficerë kishin pësuar lëndime të lehta.

Arrestimet u bënë për një shumëllojshmëri të veprave penale, duke përfshirë shkeljen e rregulloreve të koronavirusit, sulmin ndaj një punonjësi të shërbimit të urgjencës dhe për protesta të dhunshme.

Kryeqyteti u vendos në kufizimet e nivelit të dytë të mbylljes në fillim të kësaj jave

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?