Protesta të dhunshme kundër izolimit në Gjermani, protestuesit rrahin me shkopinj gazetarët

Protestuesit nga i gjithë spektri politik i Gjermanisë po demonstrojnë kundër kufizimeve të koronavirusit. Por zemërimi i tyre drejtohet gjithashtu edhe ndaj mediave ndërsa protestat janë bërë gjithnjë edhe me të rrezikshme për gazetarët.

Në Gjermani, rezistenca po rritet ndaj masave të vendosura nga qeveria për të provuar dhe ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Kritikët e masave thonë se kufizimet ndaj të drejtave themelore të njeriut shkojnë shumë larg. Shumë madje janë të shqetësuar se vaksinimet kundër virusit mund të bëhen të detyrueshme edhe pse ende nuk është gjetur një vaksinë kundër COVID-19.

Demonstrimi më i madh kundër masave të marra ndaj koronavirusit u zhvillua javën e kaluar në qytetin jugor të Stuttgart, me organizatorët që pretenduan se morën pjesë rreth 5,000 persona.

Por demonstrime të tilla nuk përfundojnë gjithmonë pa dhunë. Në kryeqytetin e Berlinit, dy ekipe kamerash nga transmetuesit e medias publike u sulmuan brenda hapësirës së disa ditëve.

Një media, ZDF ndërpreu transmetimin pasi u sulmua nga 15 persona të maskuar me shumë mundësi të udhëzuar.

Anëtarët e stafit u dëmtuan pasi u qëlluan me mjete të forta metalike. Incidenti provokoi zemëratë dhe reagime në gjithë Gjermaninë.

SHKARKO APP