Protestat masive, jep dorëheqjen kryeministri i Gjeorgjisë

Pas valës së protestave anti-qeveritare që përfshinë kryeqytetin Tbilisi, kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili ka njoftuar dorëheqjen. Kvirikashvili njoftoi për vendimin e tij të mërkurën, duke përmendur “mosmarrëveshjet” me udhëheqësin e partisë në pushtet, Bidzina Ivanishvili, si arsye.

“Mendoj se është momenti kur një lideri të partisë duhet t’i jepet mundësia për të formuar kabinetin e ri”- tha Kvirikashvili.

Giorgi Kvirikashvili ka qenë kryeministër prej dhjetorit të vitit 2015. Me vendimin e tij për dorëheqje shpërbëhet i gjithë kabineti qeveritar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?