Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:58 Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Julian Shehu, ka dalë në konferencën për shtyp nga “Shtëpia e Futbollit”, në prag të dy sfidave të fundit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Faktet janë ndryshe”, Bardhi për vendimin e Kushtetueses mbi Avokatin e Popullit: Tërheqja ndodhi 4 ditë para verifikimit

Lajme E martë, 29 Shtator 2026 16:37
”Faktet janë ndryshe”, Bardhi për vendimin e Kushtetueses mbi Avokatin e Popullit: Tërheqja ndodhi 4 ditë para verifikimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzon Gjykatën Kushtetuese se ka shtrembëruar faktet, duke kundërshtuar argumentin se tërheqja e mbështetjes për kandidaturat ka ndodhur pasi Komisioni i Ligjeve kishte përfunduar verifikimin e tyre. Sipas Bardhit, PD e tërhoqi mbështetjen më 5 dhjetor 2025, ndërsa verifikimi i kandidaturave nga Komisioni i Ligjeve u bë më 9 dhjetor, katër ditë më vonë. “Një gjykatë që deformon faktet, humbet besueshmërinë”, shprehet Bardhi, duke kritikuar gjithashtu mosshqyrtimin e çështjes në seancë plenare publike. Ai thekson se PD do të respektonte çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese, por jo atë që e cilëson si “mashtrim publik” dhe mungesë transparence.

Postimi i plotë

Mund të kishin thënë thjesht “rrëzohet”, për qëllime politike, pa pasur nevojë të mashtronin publikisht. Në çdo rast, çfarëdo lloj vendimi që do të merrte Gjykata Kushtetuese, ne do ta respektonim si të detyrueshëm për zbatim sipas Kushtetutës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por mashtrimin publik nuk e respektojmë dot; përkundrazi, e përbuzim me përçmim. Dënoj me forcë shtrembërimin e fakteve dhe provave nga Gjykata Kushtetuese. Një gjykatë që deformon faktet, humbet besueshmërinë. Gjykata Kushtetuese, në njoftimin publik për arsyet e rrëzimit të kërkesës së Grupit Parlamentar të PD-së për paligjshmërinë e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, shprehet se: “Në rastin në shqyrtim, ky kusht ishte plotësuar në momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare. Në këtë mënyrë, procesi kishte sjellë pasoja konkrete, NDAJ TËRHEQJA E MBËSHTETJES PAS KALIMIT TË KËSAJ FAZE nuk mund të sjellë më pasoja në procedurën vijuese parlamentare.”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky është thjesht një mashtrim publik, që vendos në pikëpyetje të fortë kushtetutshmërinë e vendimmarrjes së Gjykatës në rastin konkret. Grupi Parlamentar i PD-së ka tërhequr mbështetjen në datën 5 dhjetor 2025, përmes shkresës nr. 3853 Prot., datë 05.12.2026. Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve ende nuk kishte bërë atë që Gjykata thotë se e kishte bërë: verifikimin e kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare. Verifikimi nga Komisioni i Ligjeve i kandidaturave dhe kalimi i tyre për votim në seancë plenare është bërë në mbledhjen publike të Komisionit në datën 9 dhjetor 2025, pra 4 ditë pas tërheqjes së mbështetjes.

Mund t'ju interesojë

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Para 16 minutash
Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pasagjere në Levan

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pas...

Para 33 minutash
Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Para 2 orësh

Mashtrimi publik i Gjykatës Kushtetuese për akte dhe fakte që janë të njohura botërisht, lehtësisht të verifikueshme, justifikon edhe arsyet jokushtetuese të Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar kërkesën tonë që çështja të shqyrtohej në seancë plenare publike, transparente dhe që opinioni publik të kishte mundësi të njihej me rrethanat e çështjes. Një Gjykatë që i shmanget transparencës dhe që mashtron opinionin publik mbi fakte të njohura publikisht, nuk bën drejtësi, por politikë. Kjo është thjeshtë e papranueshme për një shtet ligjor!




Etiketat e lidhura

BardhiPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë
Para 7 minutash

Julian Shehu flet për ndryshimet me Maran: Luajmë më shumë në sulm, objektivi është vendi i parë

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari
Para 14 minutash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!
Para 16 minutash

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi
Para 22 minutash

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.