Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD, Shabani: Vendimi i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën zgjedhjes

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike lidhur me procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Endrit Shabani. Vetë Shabani thotë se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se ky vendim ka dhënë përgjigje për çështjet e ngritura mbi procedurën e zgjedhjes së tij.

Reagimi i plotë

Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.

Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 477 (10.6%)
Jo 4035 (89.4%)

Vota totale: 4512