Protestat në Barcelonë, 500 mijë njerëz në shesh

Kanë vijuar për të pestën ditë radhazi protestat e banorëve të Katalonjës pas vendimit të Gjykatës së Lartë spanjolle për të burgosur liderët separatist katalanas. Me qindra e mijëra njerëz dolën në rrugët e Barcelonës duke valëvitur flamujt e rajonit e duke kërkuar lirimin e të burgosurve.

Protesta gjatë ditës në përgjithësi kaloi e qetë me raste sporadike dhune me policinë me rënien e mbrëmjes. Policia përdori gazin lotsjellës për të larguar protestuesit nga rrugët kryesore të cilat qëndruan për shumë orë të bllokuara. Sipas vlerësimeve të policisë në protestën e ditës së premte morën pjesë mbi 520 mijë persona.

Protestat e ditëve të fundit në Katalonjë erdhën pas dënimeve të gjata me burg që drejtësia spanjolle vendosi për 9 drejtues të lartë të rajonit, përfshirë këtu dhe ish zëvendëspresidentin. Për shkak të përshkallëzimit të akteve të dhunës, autoritetet vendosën dhe shtyrjen e “El Clasicos” së futbollit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?