Protestat në Francë frymëzojnë italianët

Italia është një prej shteteve të BE-së, ku paguhen më shumë taksa për autostradat por kjo situatë nuk mbështetet nga qytetarët. Të frymëzuar nga ”jelekët e verdhë” të Francës, edhe italianët po planifikojnë të ngrihen në protestë kundër taksave të larta të autostradave. Një grup që është krijuar në facebook me emrin ”Gillet Gialli Italia”(jelekët e verdhë të Italisë) shkruan: ”Ne nuk do të paguajmë më për autostradat nëse taksat nuk ulen dhe nëse kompania ”Autostrade spa” vijon të jetë menaxhuesja e tyre. Protestën e Parisit do ta sjellim në Romë. Le të mbledhim ”jelekët e verdhë” të gjithë Italisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?