Protestat në Francë, humb jetën një 19-vjeçar

Placeholder Image

Vijojnë trazirat në Francë pas vrasjes së një 17-vjeçari nga disa oficerë të policisë.

Mediat në vend raportojnë për një 19-vjeçar të vrarë gjatë mbrëmjes të së enjtes në Seine-Maritime. I riu ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash.

Ai ndodhej në çatinë e një supermarketi i cili ndodhej në qendër të trazirave. 19-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por pak më vonë u njoftua se nuk kishte mundur të mbijetonte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?