Protestat në Katalonjë, rrezikohet “El Clasico”

“El Clasico” i futbollit Barcelona-Real Madrid rrezikon të mos luhet fundjavën e ardhshme, në datën 26 tetor. Federata spanjolle e futbollit kërkon shtyrjen e supersfidës për shkak të tensioneve që kanë përfshirë Katalonjën me protestat kundër dënimit të liderëve separatistë. Federata e futbollit ka marrë një përgjigje negative paraprakisht nga të dyja klubet. Krerët e futbollit në Spanjë i druhen faktit se kjo ndeshje mund të bëhet shkak për të përshkallëzuar protestat. Më 26 tetor në fakt, është programuar një manifestim i separatistëve në kuadër të kauzës së tyre. Sipas “Marka” dhe “El Mundo Deportivo” data më e mundshme për zhvillimin e El Clasico, në rast shtyrje është 18 dhjetori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?