Protestat në Serbi, ambasada ruse: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd, thotë se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është dialogu në fushën e së drejtës sipas rregullave serbe. “Sipas mendimit tonë, kjo do të thotë vetëm një gjë: vlerësimet tona pasqyrojnë me saktësi, korrektësi, përgjegjësi dhe me qëllime të mira realitetin”, njoftoi Ambasada ruse, por po ashtu nuk sqaroi se për cilat vlerësime bëhet fjalë. Kremlini veçse i ka dhënë mbështetje autoriteteve në Beograd, të cilat përballen me protesta antiqeveritare që po zgjasin, teksa demonstruesit po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Zyrtarët rusë përsërisin pohimet e autoriteteve serbe se protestat përbëjnë të ashtuquajturën “revolucion me ngjyra”, një term që i referohet kryengritjeve në ish-republikat sovjetike kundër regjimeve autoritare.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?