Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 23:00 Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës Artisti Bejta është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5. I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Letra e Veliajt
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Tërmet në Shqipëri
  • Gazmend Paja
  • Zgjedhjet e Tiranës
  • Vrasja e Arlinda
  • Irani dhe Hormuzi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protestë, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd

Bota E hënë, 18 Dhjetor 2023 21:33
Protestë, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një numër i madh qytetarësh kanë protestuar të hënën në qendër të Beogradit, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura në kryeqytetin serb më 17 dhjetor. Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” e thirri këtë protestë, pasi pretendon se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Beograd “është rezultat i vjedhjes së zgjedhjeve”.

“Ne nuk duam dhe nuk guxojmë t’i njohim zgjedhjet në Beograd, sepse janë kundër ligjit, janë keqpërdorur njerëz nga vendet e tjera”, tha përfaqësuesja e koalicionit “Serbia kundër dhunës”, Marinika Tepiq, gjatë protestës para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ). Ajo deklaroi se koalicioni i saj ka “dhjetëra mijëra prova” për rishkrimin e vullnetit elektoral të qytetarëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne kemi prova dhe kërkojmë anulimin e zgjedhjeve të Beogradit”, tha Tepiq para se disa nga përfaqësuesit e koalicionit opozitar të hynin në selinë e KRZ-së për ta paraqitur kërkesë për anulimin e zgjedhjeve.

Dy liderë opozitarë shpallin grevë urie

Marinika Tepiq bëri të ditur se, ajo bashkë me një tjetër kryesuese të listës “Serbia kundër dhunës” Miroslav Aleksiq, do të futen në një grevë urie deri në, siç tha ajo, anulimin e zgjedhjeve. Demonstruesit para hyrjes së KRZ-së fishkëllyen dhe brohoritën: “Nuk do të japim fitore”, “Tradhti”, “Hajna”, si dhe hodhën vezë, domate dhe letra higjienike në drejtim të ndërtesës së komisionit. Një incident ndodhi për një çast kur një grup i vogël protestuesish tentoi ta thyente një gardh mbrojtës që ishte vendosur para selisë së komisionit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Drejtuesit e opozitës parandaluan zhvillimin e ndonjë incidenti të madh, duke i bërë thirrje turmës që “të mos binte në provokime”, dhe të qëndronte e qetë. Partitë e koalicionit “Serbia kundër dhunës” pretendon se në zgjedhjet lokale në Beograd të 17 dhjetorit SNS-ja e shkeli vullnetin elektoral të qytetarëve.

Mund t'ju interesojë

A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

Para 5 orësh
NATO në alarm, Evropa druhet nga lëvizjet hakmarrëse të Trump pas zgjedhjeve

NATO në alarm, Evropa druhet nga lëvizjet hakmarrëse të Trump pas zgjedhjeve

Para 7 orësh
Tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter

Tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter

Para 7 orësh

“Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal”, tha koalicioni. Nga ky koalicion, po ashtu, kërkuan “pastrimin e listës zgjedhore”.

Më herët, SNS hodhi poshtë akuzat se ka ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Presidenti i SNS-së, Millosh Vuçeviq, deklaroi se është “i sigurt” se lista e tij ka fituar në kryeqytetin serb, Beograd, dhe se ai beson se Alleksandar Shapiq, do të jetë “kryetari i ri apo i vjetër” i qytetit.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Zgjedhor të Qytetit, lista e SNS-së fitoi 39.3 për qind të votave (49 mandate) në zgjedhjet e Beogradit, ndërsa lista “Serbia kundër dhunës” 34.3 për qind (42 mandate). Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. SNS-ja e ka shpallur fitoren në të gjitha nivelet. /REL/

Etiketat e lidhura

serbia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës
Para 3 orësh

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 3 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 3 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 3 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 3 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 4 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

3 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 3 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

4 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 3 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.