Protestës së francezëve i bashkohen ambulancat dhe zjarrfikësit
Protesta në Francë kundër rritjes së çmimit të karburantit e nisur qysh me 17 nëntor, ka gjetur mbështetje dhe solidarizim nga disa kategori.
Aktivistët e quajtur “Jelekët e verdhë” kanë arritur që të nxjerrin në rrugë mbi 280 mijë francezë, me të cilët para pak ditësh u solidarizuan edhe disa policë duke i dhënë kuptim shprehjes “Policia është në mbrotje të qytetarëve”.
Ndërkohë që dje protestës iu bashkuan edhe zjarrfikësit francezë, të cilët kishin edhe kërkesa të tyre specifike përveç mos rritjes së çmimit të karburantit.
Rreth 350 zjarrfikës protestuan për rritje pagash, nivele më të larta personeli dhe përmirësim të kushteve të punës.
Ndërsa sot në Lyon, protestës i është bashkuar edhe shërbimi i ambulancave. Në qytetin e Lyonit rrugët janë mbushur me ambulanca që u bien borive dhe ndoshta janë të vetmet mjete që “Jelekët e Verdhë”, lënë të kalojnë përmes turmës.
Protestuesit kanë bllokuar autostradat anembanë vendit që prej 17 nëntorit duke ngritur barrikada.
Një leksion i mirë për botën dhe për shoqërinë tonë të pezmatuar!
KOHA JONË SONDAZH

