Protestuesit i vënë ”flakën” Parisit, shkak çmimi i naftës (VIDEO)

Policia në Paris ka përdorur gaz lotsjellës dhe uji me presion, për të shpërndarë protestuesit. Prej dy javësh ata kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve të karburantit. Përplasjet shpërthyen në Champs-Elysées, pavarësisht kordonit policor perreth zonave të ndjeshme në qendër të kryeqytetit francez.

Mbi 280 mijë vetë morën pjesë në protesta në më shumë se 2,000 zona të ndryshme në Francë të shtunën e kaluar, kunder rritjes se çmimit të karburantit.

Çmimi i naftës, karburanti më i përdorur në makinat franceze, është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të kaluar në një mesatare prej € 1.51 për litër, niveli më i lartë që nga fillimi i viteve 2000. Çmimet botërore të naftës u rritën përpara se të uleshin përsëri, por qeveria e Macron ngriti taksën e hidrokarburevekëtë vit me 7.6 centë për litër në naftë dhe 3.9 centë në benzinë, si pjesë e një fushate për makina dhe karburant më të pastër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?