Provim në kohën e virusit (VIDEO)
Në Korenë e Jugut, më shumë se 100 kandidatë për vende pune u futën në fushën e stadiumit, me maska në fytyrë dhe pesë metra larg njëri-tjetrit. Provimi është për punësim në kompaninë “Ansan Urban Corporation”, e cila tha se e mbajtën në mënyrë të tillë për të shmangur infektimin, por dhe që të mos detyroheshin të shtynin punësimin e të rinjve, gjë që do ta shtonte edhe më shumë krizën ekonomike në vend. Kompanitë në Korenë e Jugut po përpiqen të gjejnë kredi shpëtimi, ndërkohë që kriza ka goditur fort restorantet, linjat ajrore, hotelet dhe industrinë e argëtimit. Koreja e Jugut është industria e katërt më e madhe në Azi. Në fund të marsit vendi miratoi 80 miliardë dollarë për të shpëtuar kompanitë e prekura nga kriza.