Provokon Vuçiç: Unë dhe Edi Rama e dimë se kush e hodhi dronin

Pak përpara se të niset për në Tiranë, ku do jetë i pranishëm në një forum të rëndësishëm, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç foli për marrëdhëniet me Shqipërinë.

I pyetur nga një reporter i 'B92' për marrëdhëniet me Shqipërinë, ai tha se “Shqipëria dhe shqiptarët janë një ‘popull në zgjerim’ dhe ne duhet të kemi kujdes me ta, të kemi marrëdhënie të mira”.

Ndërsa i pyetur për incidentin e dronit me hartën e Shqipërisë së Madhe, vjeshtën e shkuar në Beograd, Vuçiç tha: “Ne e dimë dhe autoritetet e dinë se çfarë ndodhi, ishte pa dyshim e organizuar politikisht. Të dy, Edi Rama dhe unë, e dimë kush e bëri”.

 

SHKARKO APP