
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu patën një bisedë telefonike të ngarkuar emocionale pas miratimit me kusht të planit amerikan të paqes nga Hamasi.
Trump, i entuziazmuar nga ky zhvillim, e kontaktoi Netanyahun për t’i përcjellë këtë lajm, por përgjigja e udhëheqësit izraelit ishte e ftohtë dhe skeptike. Sipas raportimeve të Axios, Netanyahu i tha Trump-it se “nuk kishte asgjë për të festuar” dhe se kjo nuk do të ndryshonte shumë rreth situatës.
Reagimi i presidentit amerikan ishte i drejtpërdrejtë dhe energjik: “Nuk e kuptoj pse je gjithmonë kaq negativ. Kjo është një fitore. Merre me vete,” -citohet të ketë thënë Trump, duke shprehur padurimin dhe dëshirën për të parë përparim.
