Pse refugjatët arabë ngacmojnë seksualisht gratë në Gjermani?

Nga Mentor Kikia-

Pas sulmeve seksuale të dhjetra burrave arabë, refugjatë të sapombërritur, ndaj grave në Këln, në disa rajone në Gjermani, azilkërkuesit arabë janë ndaluar të futen në pishinat publike, pasi ngacojmë ngratë.

Ngacmimet seksuale të burrave arabë u bënë një problem i madh në Gjermani, duke rrezikuar të përmbysë edhe politikën e “dyerve të hapura” të kancelarës Merkel, duke tronditur edhe miliona qytetarë gjermanë që dolën të presin me ushqim dhe veshëmbathje karvanët e sirianëve dhe refugjatëve të tjerë që u pranuan në këtë vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentet dhe qëndrimet ekstreme nuk vonuan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë ishin ata që thanë se ata duhet të dëbohen, pasi Gjermania u hapi dyert, u dha strehë e ushqim, ndërsa tani përballet me dhunën seksuale të tyre.

Në fakt, nga përdhunimet dhe ngacmimet seksuale nuk është imunizuar asnjë shoqëri.

Por shpërthimi i këtij problem, menjëherë sapo refugjatët arabë ndaluan marshimin biblik në tokaën gjermane, mund të lidhet me një “tronditje” të tyre me realitetin e ri, liberal dhe civil perëndimor.

Gratë në Gjermani nuk shkojnë në pishinë apo plazhe me bikini, por mbuluar me ferexhe e burka.

Madje në shumë vende gratë as nuk lejohen fare në pishina.

Dhe përballja me një realitet të ri, praninë e femrave me veshje plazhi, mund të krijojë gjendje ta pakontrolluara instiktesh mes burrave arabë.

Kjo nuk është një fyerje për besimin e atyre që mbulohen, por thjesht një përpjekje për ta parë në një kendvështrim tjetër përplasjen e parë mes “qytetërimeve” në Gjermaninë e sapo populluar nga 1 milion refugjatët sirianë, afganë e irakenë.

Padyshim që pas kalimit të emërgjencës humane, shoqëritë nuk do të integrohen kaq paqësisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?