FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Publikimi i të dhënave sekrete, nis hetimi penal ndaj John Bolton

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka nisur një hetim penal ndaj ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton pasi dyshohet për publikim të të dhënave sekrete në librin e botuar në qershor.

Lajmi fillimisht u raportua nga New York Times dhe Wall Street Journal. Charles Cooper,  avokat i Bolton, tha në një email: “Ne jemi të vetëdijshëm për hetimin penal kundrejt Bolton.”

“Ambasadori Bolton ka mohuar çdo akuzë se ai ka vepruar në mënyrë të paligjshme, e aq më pak mënyrë kriminale dhe se ai do të bashkëpunojë plotësisht, siç ka bërë gjatë gjithë kohës, në çdo hetim zyrtar rreth tij.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Administrata e Trump  u përpoq të ndalonte publikimin e librit me urdhër gjykate por nuk ia doli. Sipas administratës, libri ishte shumë kritik ndaj Trump madje përmbante informacione që mund të kërcënonin sigurinë kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?