Publikohen pamjet, ja momenti kur tigri sulmon makinën e një qytetari në Kinë (VIDEO)

Momente tmerri ka përjetuar një banor, në një fshat të verilindje të Kinës.

Teksa ai ishte duke udhëtuar me makinën e tij, aty pranë shfaqet një tigër i cili nis ta sulmojë. Si pasojë e sulmit, mediat e huaja tregojnë se banori ka pësuar lëndime të konsiderueshme, ndërsa kafsha e egër i ka thyer edhe xhamin e makinës.

Si pasojë e incidentit, autoritetet kanë udhëzuar banorët e fshatit Heilongjiang të qëndrojnë në shtëpitë.

I gjithë momenti, është fiksuar në një video, e është bërë virale në rrjete sociale.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet:

SHKARKO APP