FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Publikohet dokumenti/ Ballkani nën vëzhgim, Trump zgjat masat e Biden kundër korrupsionit

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të zgjasë edhe për një vit gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare lidhur me Ballkanin Perëndimor, e cila është në fuqi që nga viti 2001.

Sipas njoftimit të publikuar në Regjistrin Federal, vendimi lidhet me vlerësimin se situata në rajon vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së, për shkak të paqëndrueshmërisë, korrupsionit dhe rreziqeve për institucionet demokratike.

Urdhri fillestar ishte shpallur nga ish-presidenti George W. Bush pas luftërave në ish-Jugosllavi dhe është zgjeruar ndër vite, përfshirë edhe në vitin 2021, kur u përfshi edhe Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas SHBA-së, situata në Ballkanin Perëndimor mbetet e ndjeshme, sidomos në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, ndërsa rajoni vazhdon të jetë në fokus të politikës së jashtme amerikane për shkak të ndikimeve të jashtme dhe sfidave të brendshme. Në njoftim theksohet se gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas qershorit 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?