FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Puerto Riko mbetet në terr të plotë pas uraganit shkatërrues “Maria”

Puerto Riko ka mbetur në terr të plotë pas shkëputjes së energjisë elektrike për shkak të uraganit Maria, shkruan BBC. Përmbytjet katastrofike po pushtojnë ishullin që strehon 3.5 milionë banorë.

Stuhia ka shkaktuar trazira përqark Karaibeve në trajektoren veri-perëndimore që ka ndjekur.

Informacioni për nivelin real të dëmeve po vonon në konfirmim për shkak të lidhjet e komunikimit janë dëmtuar rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet ngrenë shqetësimin se numri i viktimave do të rritet. Ndërkohë, zyrtarët e Puerto Rikos i kanë kërkuar presidentit Donald Trump ta deklarojë ishullin një zonë të prekur nga katastrofa pasi Maria ka sjellë përmbytje të mëdha dhe erëra kërcënuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse autoritetet kishin ngritur rreth 500 streha përqark ishullit, Guvernatori Rossello tha se dëmet madhore ishin të paevitueshme.

Puerto Riko përballet me një borxh publik prej 73 miliardë dollarësh dhe dëmi i lënë pas nga Maria mund të përkeqësojë krizën financiare të ishullit.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?