Punëtorët hezitojnë t’i raportojnë rastet e shkeljeve të të drejtave të tyre

Punëtorët në Maqedoninë e Veriut gjithnjë e më pak i denoncojnë shkeljet e të drejtave të tyre nga ana e punëdhënësve, si rrjedhojë e mungesës së besimit në sistemin gjyqësor.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut janë drejtuar 804 punëtorë për të kërkuar ndihmë juridike pasi u janë shkelur të drejtat në raport me marrëdhënien e punës. Kjo shifër është për 200 më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, kur kishte 1 mijë e 7 denoncime, përkatësisht kërkesa për mbrojtje juridike ndaj shkeljes së të drejtave të punëtorëve.

Numri më i madh i ankesave, gjithsej 514 në vitin 2019, është aiipunëtorëve në industri, energjetikë dhe miniera, që kryesisht kanë të bëjnë me mospagesën e rrogave, mjeteve shtesë jashtë orarit të punës, si dhe mospagesës së kontributeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth 100 kërkesa të tjera kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të punëtorëve nga firmat e falimentuara dhe 70 kërkesa të tjera kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave sindikale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Katerina Popovska, juriste në kuadër të Lidhjes së Sindikatave në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë shumë arsye pse punëtorët hezitojnë të ngrenë proces gjyqësor sa i përket shkeljes së të drejtave të tyre.

“Si arsye e parë do të thosha është ajo se një pjesë e madhe e anëtarëve, përkatësisht punëtorëve, nuk janë mjaftueshëm të njoftuar për të drejtat e tyre që kanë mundësi t’i realizojnë përmes sindikatave, por më e rëndësishmja do të thosha pjesa më e madhe tyre hezitojnë të denoncojnë rastet edhe kur janë të sigurt se janë shkelur të drejtat e tyre, sepse kanë frikëse punëdhënësi do t’i largojë nga puna”.

“Një aspekt tjetër është mosbesimi në sistemin gjyqësor, jo rrallëherë Inspektorati i punës është vendosur në mbrojtje të interesave të punëdhënësit”, thotë Popovska.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?