Punonjësi i lë 11 milionë dollarë fëmijëve në nevojë pas vdekjes
Një punonjës në Washington vdiq nga kanceri këtë vit në moshën 63 vjeçare. Por para se të vdiste Alan Naiman bëri një të mirë shumë të madhe për fëmijët në nevojë.
Ai i la shumicën e pasurisë së tij shoqatave bamirëse për fëmijë.
Plot 11 milionë dollarë ishte shuma që ai la për të ndihmuar fëmijët e varfër, të sëmurë, me aftësi të kufizuara dhe për fëmijët e braktisur.
Shuma e madhe që Alan la për bamirësi befasoi trashëgimtarët dhe miqtë e tij, të cilët e përgëzuar për zgjedhjen e bërë.
Naiman nuk kishte fëmijë dhe nuk u martua asnjëherë. Gjatë jetës së tij ai mblodhi para duke bërë punë shtesë. Por nuk i harxhoi për vete por për fëmijët në nevojë.
KOHA JONË SONDAZH

