Putin, ”dora e fshehtë” pas eleminimit të Prigozhin? Ish-zyrtari amerikan: Jo surprizë

10 persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës, dhe shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin mendohet të ketë qenë në bord.

Një ish-këshilltar special i ushtrisë amerikane, tha për Sky News se “nuk do të ishte e surprizë” nëse Vladimir Putin do të ishte pas rrëzimit të avionit. Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

“Ne nuk duhet të harrojmë se zhdukja ose largimi i disa prej armiqve të Putinit ndër vite kanë qenë të lidhura me përplasjet e dyshuara të avionëve”, tha Mark Voyager duke dhënë si shembull vdekjen e gjeneralit Lebed.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?