Putin-Erdogan i telefonojnë njëri-tjetrit

Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ky ka qenë kontakti i parë i drejtëpërdrejtë mes tyre prej fillimit në muajin nëntor të krizës së rëndë diplomatike mes dy shteteve”, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

“Ata janë duke biseduar ende edhe në këto momente”, deklaroi gjithashtu Peskov në prani të medias, duke saktësuar se përmbajtja e kësaj bisede do të publikohej më vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa një zyrtar turk tha më pas për gazetarët se biseda kishte përfunduar me rezultate shumë produktive dhe pozitive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?