Putin tërheq ushtrinë Ruse nga Siria
Presidenti Rus Vladimir Putin ka urdhëruar fillimin e tërheqjes së ushtrisë Ruse nga Siria duke filluar që nga e marta e ditës së nesërme.
Të gjithë kemi parë sesi avionët rus kanë bombarduar në tokën Siriane, ku numri i viktimave është i lartë.
Putin është shpjeguar, sipas “Fox News” se ky veprim do të shërbejë si një stimul për bisedime politike me Sirinë. Presidenti ndër të tjera ka thënë se ai ka koordinuar një veprim me Presidentin Sirian Bashar Asad.
Putin tha se avionët luftarakë rus në Hemeimeem në provincën bregdetare të Sirisë dhe një strukturë detare në portin sirian të Tartous do të vazhdojnë të funksionojnë dhe nuk do të pengohen nga ky vend.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

