Putin i vendos kusht Trumpit – Ukraina të heqë dorë nga Donetsku

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar homologut amerikan Donald Trump që Ukraina të tërhiqet nga Donetsku,  një rajon strategjik në lindje të vendit,  i mbrojtur me forcë gjatë gjithë konfliktit. Sipas “Washington Post”,  kërkesa u bë gjatë një telefonate mes dy liderëve të enjten, vetëm një ditë para vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington.

Kërkesa e Putinit vjen në një moment kritik për diplomacinë ndërkombëtare,  ndërsa Zelensky pritet të diskutojë me Trump mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Një nga pikat e debatit është furnizimi me raketat amerikane “Tomahawk”,  të cilat Kievi i konsideron si mjet presioni për ta detyruar Moskën të ulet në tryezën e negociatave.

Trump ka shprehur rezervat e tij për këtë lloj ndihme ushtarake. “Kam gjithashtu një detyrim të sigurohem që të jemi plotësisht të pajisur si vend, sepse nuk dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë në luftë dhe paqe”,  deklaroi ai të premten. Ai shtoi se “do të preferonim shumë që Ukraina të mos kishte nevojë për raketat ‘Tomahawk’. Do të preferonim shumë që lufta të mbaronte,  për të qenë i sinqertë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përpjekje për të bindur Uashingtonin,  Zelensky i ka paraqitur Trumpit një propozim: Ukraina do të furnizonte SHBA-në me dronët e saj të avancuar,  në këmbim të raketave “Tomahawk”. Ky shkëmbim teknologjik synon të forcojë aleancën strategjike mes dy vendeve dhe të rrisë kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?