Putin ia ‘hodhi’ sërish Obamës
Gazeta prestigjioze amerikane “Politico” ka bërë një artikull ku analizon tërheqjen e çuditshme dhe të papritur të trupave ruse nga Siria. Sipas “Politico”-s, tërheqja e Rusisë nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket.
“Vetëm gjashtë muaj pas ndërhyrjes ushtarake, Rusia vendos të largohet nga Siria. Një vendim i papritur që ka lënë të surprizuar Shtëpinë e Bardhë”, shkruan “Politico”.
Më tej, artikulli thotë se kjo “ndoshta është një lojë e Putin, rezultatin e së cilës do ta shohim shumë shpejt”.
“Gjatë dy viteve të fundit, Putin ka arritur të dredhojë disa herë duke krijuar konfuzion në administratën Obama. Edhe kjo lëvizje është një tjetër nga dredhitë ruse të Putin”, shton “Politico”.
Gazeta e cila është e njohur për qëndrimet e saj anti-Rusi, pranon se politika e jashtme e Putin ka tejkaluar atë të Obamas.
KOHA JONË SONDAZH

