Putin mbush sot 70 vjeç, merr urimin nga Kim Jong Un: Një lider i shquar me vullnet të fortë

Presidenti rus Vladimir Putin mbush sot 70 vjeç dhe ka marrë një urim ditëlindjeje nga aleti i tij, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Në mesazhin e tij, Kim vlerësoi sjelljen e liderit rus ndaj “sfidave dhe kërcënimeve” nga SHBA dhe vlerësoi udhëheqjen e tij, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve.

Sot, Rusia po mbron me besueshmëri dinjitetin e shtetit dhe interesat e saj themelore nga sfidat dhe kërcënimet e SHBA-së dhe forcave të saj vasale. Një realitet i tillë është i paimagjinueshëm pa lidershipin tuaj të shquar dhe vullnetin e fortë”, thotë Kim Jong Un në mesazhin e tij.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha gjithashtu se lidhjet midis Phenianit dhe Moskës janë “forcuar si kurrë më parë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?