Putin në Greqi, vizitoi “Manastirin e KGB-së”

Vizita e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Greqi ka tërhequr vëmendjen e gjithë mediave botërore.

Dje Putin u takua në Athinë me krerët e shtetit grek, ndërsa sot ka qenë Malin Athos ku vizitoi një manastir rus për të festuar 1000 vitet e murgjëve rusë në malin e shenjtë.

Gazeta gjermane ‘Bild’ ka bërë një shkrim për vizitën e Putinit në këtë manastir, që nga mediat greke konsiderohet një histori konspirative.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Çfarë kërkon Putin në Manastirin e KGB-së”, shkruan “Bild”. Gazeta gjermane vë në dukje se kjo është arsyeja që Presidenti rus shkoi në Malin Athos për të vizituar “Manastirin e fshehtë të KGB-së”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, nuk jepet asnjë shpjegim nga gazeta përse ky manastir rus në Greqi është “Manastiri i KGB-së”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?